Zinedine Zidane e përsërit, në të gjitha zyret e Bernabeut, në disa raste. Për emra individual, si Cristiano, Marcelo, dhe Asensio, francezi insiston që të përgëzoj të gjithë ekipin prej 14 lojtarëve që luajtën ndaj PSG-së.
Dhe tekniku e di se lojtarët kanë bërë një punë të madhe në fitoren 3-1 ndaj Francezëve. Nacho filloi në vendin e Carvajal që ishte i suspenduar, Isco luajti si titullar para Bale ndërsa nga stoli në fund u inkuadran edhe Bale, Asensio dhe Vazquez. Një sistem shumë mirë i përdorur nga trajneri por tani ai mendon se ka ardhur koha që t’i jap pak pushim disa lojtarëve para ndeshjes vendimtare kthyese ndaj PSG-së më 6 mars.
Duke filluar që nga ndeshja e nesërme ndaj Betisit, Zizou do të bëjë rotacionet e tij të famshme. Carvajal do të rikthehet në krahun e djathtë, Nacho do të luaj në qendër të mbrojtjes për t’i dhënë pushim Varane që ka luajtur në 7 nga 8 ndeshjet e fundit.
Isco dhe Asensio në anën tjetër do të mund të përfitojnë nga dëmtimi i Kroos për të fituar një vend në mesfushë. Por ata nuk do të jenë të vetmit, pas rastin e tyre po e presin edhe Kovacic, Llorente dhe Ceballos, që mund të hyjnë në këto rotacione.
Vazquez do të përdoret nga Zidane për t’i dhënë pushim njërit nga lojtarët e treshes BBC dhe mund të startojë nesër ndaj Betisit.