Dani Carvajal ka dhënë një intervistë të gjatë për “AS” ku ka folur për shumë tema. Ndër të tjera, mbrojtësi i djathtë spanjoll u shpreh:
Ardhja e Odriozolas: “Odriozola është një djalë shumë i mirë, jo vetëm brenda fushës, por edhe jashtë saj, kokëulur dhe punëtor. Ai është një person shumë i mirë. Konkurenca është gjithmonë mirë për ekipin. Në fund të fundit, të konkurosh për një vend titullari të bën lojtar më të mirë.”
Jovic: “Ai është një sulmues i madh, i ri, ka uri të shënojë gol. Mund të sjellë shumë për skuadrën. I bën konkurencë Benzemas, janë shumë ndeshje gjatë sezonit dhe secili prej nesh ka nevojë për pushim. Këtë vit Mariano pësoi dëmtime dhe nuk ka mundur të luajë shumë minuta dhe t’i japë Benzemas pushim.
Hazard: “Nëse Hazard do ishte një nënshkrim ‘top’. Me bashkëlojtarët me të cilët kam folur dhe që e njohin si lojtar, më kanë thënë që është lojtar spektakolar. Do ishte një afrim i madh.”
Mendy: “Ai është një djalë i ri, shumë i fortë në mbrojtje dhe shumë i shpejtë. Do ishte mirë të vinte dhe t’i bënte konkurencë Marcelos, siç bëjmë unë dhe Odriozola. Konkurenca për një vend titullari rrit nivelin e lojës. Zidane është një trajner që e pëlqen shumë rotacionin dhe dëshiron që të gjithë lojtarët të ndihen të rëndësishëm.”
Mbappe, ëndrra e madhe: “Mbappe është një lojtar shumë i madh, po e tregon ndeshje pas ndeshje, është i ri dhe është kampion bote. Do ishte një përforcim i jashtëzakonshëm, por ka shumë gjëra para se të ndodhë një transferim. Ai është një lojtar që bën diferencën.”