Sic raportonte Marca më 2 maj, James do të largohej nga Bayerni dhe do të rikthehet në Madrid. Duke folur për mediumin gjerman Sport Bild, menaxheri i përgjithshëm i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge ka konfirmuar se klubi nuk do të shfrytëzojë opsionin e blerjes së James Rodriguez prej 42 milionë euro.
”Kemi pasur një bisedë personale dhe James na kërkoi të mos e blejmë kartonin e plotë të tij”, ishin fjalët e Rummenigge për Sport Bild.
James arriti në Bayern në korrik të 2017-tës me kërkesën e Carlo Ancelottit dhe që nga ajo kohë ka luajtur 67 ndeshje me bavarezët dhe ka shënuar 15 gola.
Kolumbiani tani do të rikthehet në Madrid me të ardhmen e tij në ajër pasi Zidane nuk llogarit në të dhe klubi po dëshiron t’a shes menjëherë atë.