E përditshmja spanjolle Marca, e nis në këtë mënyrë publikimin për ditën e sotme:
Real Madridi do ta zyrtarizojë në orët e ardhshme transferimin e Eden Hazard për 5 sezonet e ardhshme. Akordi mes klubeve është total dhe i mbyllur. Mbetet për tu diskutuar edhe mënyra se si do bëhet pagesa e kërkuar nga Chelsea për lojtarin belg.
Chelsea nuk dëshiron ta ulë çmimin nën 130 milionë duke arsyetuar se po flitet për një nga lojtarët më të mirë në planet. Real Madridi ofroi në fillim 80 milionë euro, por pas një kalvari të gjatë diskutimesh prej gati 1 jave lidhur me këtë çështje, është arritur akordi për shifrën e 100 milionë eurove. Tashmë do të diskutohet edhe sasia e bonuseve lidhur me numrin e ndeshjeve, titujve dhe fitimit të Topit të Artë.
Hazard, nga ana tjetër, nuk do të prezantohet si lojtar i Real Madridit pa mbaruar angazhimin me kombëtaren e Belgjikës e cila luan ndeshjet kualifikuese për Europian. Lojtari belg mund të mbërrijë në Bernabeu javën e ardhshme.
Chelsea e kishte të qartë planin prej kohësh, Hazard dëshironte largimin dhe nuk pranonte rinovim kontrate. Lojtari ka edhe 1 vit kontratë me klubin anglez dhe ata nuk duan ta humbin lojtarin vitin tjetër me parametra 0 prandaj gjëja më e mirë ishte të pranonte ofertën e klubit mbretëror.
Më në fund, Zidane do të ketë në skuadër një nga lojtarët më të dëshiruar prej tij, tashmë prej shumë kohësh. Në një intervistë, tekniku francez është shprehur që ja ka rekomanduar Hazardin Realit që kur lojtari luante me Lille në Francë, por nuk e transferuan dhe ai iku tek Chelsea.
Tani Hazard do ketë mundësinë të luajë në klubin e ëndrrave të tij, me trajnerin e ëndrrave të tij. E realizon ëndrrën e tij në moshën 28 vjeçare për një shumë transferimi prej 100 MILIONËSH, duke u bërë kështu një nga 10 lojtarët më të shtrenjtë në histori.
Mirësevjen në klubin 100 MILIONË, mirësevjen në klubin e ëndrrave, mirësevjen në Real Madrid…Eden!