Një ndër personazhet më të autorizuar për të folur për botën e Real Madrid është Jorge Valdano, një figurë e rëndësishme për Los Blancos.
Argjentinasi ka dhënë një intervistë për lagalerna.com, ku ndër të tjera ka folur edhe për një tjetër legjendë të Realit, Raul, i cili është rritur si lojtar tek Reali dhe tani punon si trajner moshash.
“Raul do bëhet një ndër trajnerët më të mirë në histori. Punon në mënyrë të jashtëzakonshme dhe kërkon shumë nga lojtarët e tij. Ka diçka tipike për trajnerët e mëdhenj, si Guardiola, Mourinho, Simeone: një energji të pandalshme. Di gjithçka për ekipet e moshave, që nga fëmijët deri tek U21.
“Rauli po drejton ekipin më të ri tek Castilla. Merr djem 17-vjeçarë dhe për 7 muaj i transformon në burra. Mori Miguel Gutiérrez dhe e bvëri burrë. Antonio Blanco? E njëjta gjë. Marvin? Është bërë burrë“.
Për këtë arsye, Valdano këshillon Florentino Perezin: “Është e vështirë që djemve të sotëm t’u transmetohen vlerat e duhura dhe Rauli e bën shumë mirë. Kam shumë besim tek ai si trajner, mund të bëhet Zidane i ri për Realin“.