Përfundon drama, largohen të gjithë dyshimet, gjithçka ka përfunduar tashmë edhe zyrtarisht. Eden Hazard është lojtari më i ri i Real Madridit.
Vetë klubi madrilen nëpërmjet një komunikate për publikun ka bërë të ditur transferimin e 28 vjeçarit belg në Santiago Bernabeu ku do të firmosë një kontratë 5 vjeçare. Transferimin e Eden Hazard tashmë e kanë konfirmuar pothuajse të gjitha mediat kryesore në botë (Marca, AS, The Sun, Bild etj.)
Marrëveshja për transferimin e tij kishte kohë që ishte në proçes dhe sot ajo u mbyll përfundimisht me Chelsean që do përfitojë rreth 100 milionë euro për t’u privuar nga shërbimet e lojarit belg që tashmë do jetë në rradhët e Real Madridit.
Mirësevjen në klubin më të madh në histori…Eden!