“El Chiringuito de Jugones” është një ndër emisionet e momentit në Spanjë, më i ndjekuri aktualisht. Gazetarët që i përkasin këtij televizioni janë cilësuar si më të saktit lidhur me merkaton.
Drejtuesi i emisionit, Josep Pedrerol ka qenë i pari që ka dhënë lajmin për transferimin e Hazard tek Reali, po ashtu ka qenë i pari që ka publikuar lajme të sakta për dhjetra transferime të tjera.
Ditën e djeshme ai deklaroi: “Sot pas orës 15:00 ose nesër, Real Madridi do të zyrtarizojë kalimin e Hazard në Santiago Bernabeu.”
Meqë dje nuk u zyrtarizua transferimi, shumë ndjekës filluan t’a ngacmomin me pyetje në Twitter dhe gjatë ditës së sotme, Pedrerol u shpreh: “Ju thashë dje që Hazard do zyrtarizohej pas orës 15:00 dhe afati i fundit ishte dita e sotme. Ja do ta shikojmë, dita mbaron në 00:00. Nëse Hazard nuk zyrtarizohet deri atëhere, unë nuk do t’a prezantoj më emisionin.”
Të presim e të shohim…