Është përfolur shumë kohëve të fundit për një transferim të mundshëm të Neymar në Real Madrid dhe të gjithë tashmë e kanë kuptuar: Neymar një ditë do të përfundoje në Santiago Bernabeu.
Ndonëse pak e vështirë që të ndodhë në këtë verë, por është e sigurtë me 99.99% që ai do të jetë një lojtar i Real Madridit në sezonin tjetër. Neymar është i destinuar për të luajtur në Santiago Bernabeu. Është fat i tij dhe të gjithë duhet t’a pranojmë.
Braziliani madje e ka të qartë që e ardhmja e tij është në Real Madrid dhe interesimi është i dyanshëm. Neymar sidoqoftë nuk do të sforcoje një largim nga PSG por ideja është që Real Madridi të kontaktoje PSG me një ofertë përfundimtare: një shumë e lartë që do të arsyetonte PSG për shitjen e tij pa mos u ndjerë keq.
Neymar e di që PSG me shumë mundësi nuk do të negocioje me Real Madridin këtë verë. Ai e di që nëse i bën gjërat si duhet pa mos kërkuar një largim, atëherë mund të negocioje paqësisht largimin e tij në vitin 2019. Për Neymar, nuk është problem qëndrimi i një tjetër viti tek PSG për aq kohë sa e di që në fund të fundit do të luaje në Real Madrid.