Sipas gazetës francezi, lojtari i Monacos, Thomas Lenar, ishte njëri nga prioritet kryesore të Zinedine Zidane. Operacioni për transferimin e tij, tashmë i ndalur, do të mbyllej për 60 milionë euro.
Zidane e kishte të mbyllur pothuajse transferimin e Lemar në Madrid përpara se të njoftonte dorëheqjen e tij, sic raporton e përditshmja franceze L’Equipe. Gazetari Damien Degorre siguron se sulmuesi i Monacos tashmë kishte marrë bekimin e Zidane për të luajtur në Madrid dhe do të ishte njëri nga transferimet e para të klubit Madrilen për sezonin 2018/19, por largimi i Francezit nga pozita e trajnerit, e ka ndalur operacionin që do të mbyllej për 60 milionë euro.
Lemar është 22 vjet dhe ka qenë lojtari që po shprehin interesime të mëdha shumë klube Europiane. Ai nuk ishte lojtari i parë që Zidane kishte arritur marrëveshje para largimit nga Madridit. Sipas të përditshmes Franceze, edhe Sadio Mane kishte arritur marrëveshje t’i bashkohej klubit gjatë verës por që transferimi i tij është ndalur pas dorëheqjes së Zidane.