Varane dëshiron të largohet nga Reali, por Zidane dhe klubi nuk duan të lejojnë që të ndodhë kjo dhe janë të gatshëm të rrisin pagën e tij, kështu duke evituar PSG-në dhe Unitedin.
Raphael Varane po mendon seriozisht për t’u larguar nga Real Madridi në fund të sezonit, siç raportoi fillimisht L’Equipe. Megjithatë, Zidane nuk dëshiron që kjo të ndodhë pasi ishte ai që e rekomandoi lojtarin në vitin 2011 dhe klubi po mundohet të mos ndodh kjo.
Reali dëshiron ta bindë atë me një kontratë të re. Ai aktualisht paguhet 6 milionë euro dhe kjo mund të rritet në 9 milionë euro, duke e bërë atë një nga lojtarët më të paguar në skuadër.
Ata janë të gatshëm të arrijnë një marrëveshje të re me të me Varanen që mendon se tanimë ai gjendet në një lloj tjetë kategorie lojtarësh pas suksesëve të arritur.