Portieri i Real Madridit, Keylor Navas u deklarua mbi të ardhmen e tij te Real Madridi pas humbjes në kampionat dje nga Valencia. Navas tha se do të largohet nga klubi, nëse do I kërkohej nga trajneri Zinedine Zidane.
I pyetur për të ardhmen e tij pas ndeshjes, Navas u tha gazetarëve: “Nëse trajneri më thotë të shkoj, kjo është ajo që unë do të bëj, por kam një kontratë dhe aktualisht e ardhmja ime është në Real Madrid.”
“Unë gjithmonë do të përpiqem të jap më të mirën dhe të bindë trajnerin që duhet të luaj. Kam një kontratë dhe dua të jem këtu, por të shohim se çfarë ndodh. Le të përqëndrohemi tani në fushë,” tha ai mbi të ardhmen e tij.
“Ne duhet, që në nder të fanellës që mbajmë veshur, t’i fitojmë 8 ndeshjet e mbetura,” shtoi ai më tutje.