Ka arritur ndeshja vendimtare e sezonit, ndeshja kthyese ndërmjet PSG dhe Real Madridit dhe ende nuk është aspak e qartë në qoftë se Bale do të jetë titullar në ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni pasi humbja e kësaj eliminatore do t’i linte ata pa asnjë titull këtë sezon kur kanë mbetur edhe dy muaj deri në fund.
Bale ra nga formacioni startues në ndeshjen e parë ndaj PSG-së në Bernabeu dhe vendin e tij e zuri Isco si mesfushorë që forcoi mesfushën. Kjo funksionoi në rezultat pasi ekipi fitoi 3-1 dhe ka një avantazh të mirë para ndeshjes së sontme kthyese në Paris. Një zëvëndësues, Bale, i cili ndihej keq, u pa fytyra e tij gjatë ndeshjes, shumë serioz në stol.
Kjo nuk është një situatë e re për Bale i cili tashmë kishte humbur vendin e titullarit edhe në El Clasicon e 23 dhjetorit, finalen e Kupës së botës ndaj Gremios, gjithashtu ndaj Barcelonës në Superkupën e Spanjës. Duke qenë i disponueshëm, ai gjithmonë u ndal duke luajtur për shkak të dëmtimeve dhe humbi disa ndeshje të rëndësishme si ndaj Tottenhamit apo Atleticos. Pavarësisht nga periudha e gjatë që është gati këtë sezon, ai ka vetëm 1.603 minuta dhe ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 7 asistime. Por një nënshkrim si Bale, i 101 milionave është projektuar për të qenë i pranishëm si kjo ndeshje e sontem dhe vendi i tij nuk është i qartë. Pra, kjo ndeshje do të jetë gjithcka ose asgjë për Uellsianin.
Nëse ai starton, kjo do të thotë që ai ka rifituar besimin e Zidane pas disa episodeve të tensionuara sikurse që ndodhi ndaj Leganes (kur u largua në zhveshtore pa përfunduar pjesa e parë). Dhe nëse nuk starton, do të jetë e qartë që ai ka humbur statusin e tij si i paprekshëm, dicka që këtë Benzema dhe Cristiano e kanë mbajtur. Agjenti i tij e vlerësoi Uellsianin minimalisht 222 milionë euro dhe e krahasoi me Neymar por ai e dëshmoi këtë vetëm në Premier League ku u shpall dy herë lojtari më i mirë. Madridi do të ndërmarrë këtë verë një rimodelim të stafit duke filluar nga sulmi dhe një zëvëndësim i Bale në këtë ndeshje të rëndësishme do ta vendoste atë të dëshpëruar.