Rezultati 3-1 është një rezultat historikisht i rrezikshëm për Real Madridin në kompeticionet Europiane. Që nga koha kur golat si mysafir përdoren si kriter të parë për kalimin e një ekipi nga eliminatoret që janë barazi. Ekipi Madrilen ka luajtur ndeshjen e dytë me rezultat favorit (3-1) në kompeticionet Europiane në 7 raste dhe është eliminuar në 4 prej tyre duke u kualifikuar në vetëm 3 raste.
Tre kualifikimet pas fitimit të ndeshjes së parë me rezultat 3-1 në shtëpi ishin ndaj: Ujpest (0-1 në Budapest, 1982/83), Manchester United (humbje 4-3 në Angli por kaluan pas hatrickut të Ronaldos) dhe ndaj Napolit në sezonin e kaluar (fituan 1-3 në Paris).
Eliminimet pas rezultatit 3-1 në ndeshjen e parë: vs. PSV (humbi 2-0 në Holandë, 1971/72), vs. Grasshopper (humbi 2-0 në Zurich, 1978/79), vs. Kaiserslatuern (humbi 5-0 në Gjermani, 1981/82) dhe vs. PSG (humbi 4-1 në Francë, 1992/93).
PSG arriti të bëjë rikthimin nëdy raste pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë: fitoi 4-2 ndaj Galatasaryt dhe fitoi 4-1 pikerisht ndaj Madridit ne Paris.
Edhe pse historia nuk duket se favorizon Real Madridin, statistikat e përgjithshme të kompeticioneve Europiane thonë se 79% të ekipeve janë kualifikuar në raundin tjetër pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë. Vetëm 4 ekipe janë eliminuar në ndeshjen e dytë pavarësisht rezultat 3-1 në favorin e tyre: Chelsea nga Barcelona (2000), Napoli nga Chelsea (2012), PSG nga Chelsea (2014) dhe Porto nga Bayerni (2015)
Një gol në Paris do të sqaronte mjaft panoramën e Madridit për të kaluar këtë eliminatore. E vërteta është se lojtarët Madrilen kanë shënuar në 22 ndeshjet e fundit në kompeticionet Europiane që nga barazimi 0-0 ndaj Manchester Cityt disa vite më parë. Janë vetëm dy ecuri më të mira se kjo e Madridit: 34 poashtu e Madridit mes 2011 dhe 2014 (25 me Mourinho & 8 me Ancelottin) dhe 29 të Barcelonës nën udhëheqjen e Guardiolas mes viteve 2009 dhe 2012.