Tifozët ultras të ekipit të PSG-së sot kanë mbushur stadiumin e Troyes duke i dhënë mbështetje ekipit të tyre në ndeshjen e vlefshme për Ligue 1, por në anën tjetër për të motivuar edhe më shumë ekipin e tyre të zemrës para ndeshjes kthyese ndaj Real Madridit, të martën në Parc des Princes.
Madje ata kishin shfaqur edhe disa banderola me mbishkrimin ‘Puta Madrid’ duke e rikujtuar rivalin e tyre që i mposhti 3-1 para disa javësh në Bernabeu.
Kjo ishte banderola e ngritur në ndeshjen e sontme nga tifozët e PSG-së: