Real Madridi do të zhvilloje sonte në pra 20:45 testin final përpara sfidës së shumëpritur, atë ndaj PSG. Tekniku Zidane mund të llogarisë në Cristiano Ronaldon i cili është lënë në pushim gjatë mesjavëve, ka punuar të Shtunën dhe të Dielën. Portugezi ka luajtur vetëm një ndeshje brenda javës gjatë gjithë vitit 2018 (çerekfinalja ndaj PSG), por nuk ka humbur ndeshjet e fundjavës. Sipas kësaj logjike, Portugezi duhet të jetë tiullar sonte ndaj Getafes. Ai veçse pushoi të Martën ndaj Espanyol dhe ekipi e paguajti shtrenjtë, duke marë një humbje për t’i dhënë fund optimizmit të Zidane për titullin në La Liga.
Tekniku nuk do të mund të llogarisë në dy lojtarët kyç të mesfushës si Toni Kroos dhe Luka Modric, por ka arritur të rikuperoje Marcelon që pritet të ketë disa minuta në ndeshjen e sontme.
Formacionet e mundëshme të të dyja ekipeve: