Katër sezonet e Ricardo Kaka në Santiago Bernabeu e kanë bërë atë të kuptoje se çfarë presioni është të jesh lojtarë i Real Madridit.
Nuk ka shkuar gjithçka sipas planit për Brazilianin gjatë kohës së tij në Spanjë teksa ai ka vuajtur nga dëmtime të shumta, pak a shumë si Gareth Bale.
Kaka u largua nga klubi vetëm një ditë pasi Bale nënshkroi në Shtatorin e vitit 2013 dhe ai i kupton vështirësitë e Uellsianit.
”I kuptoj vuajtjet që Bale po kalon, por ai ka fituar tre Champions League, ndërsa unë asnjë,” e filloi me shaka intervistën për të përditshmën Marca.
”Kam bërë gjëra të mëdha me Real Madridin, kështu që ajo që do i thosha është të jetë i duruar me vetveten, sepse veçse ka presionin e mediave, tifozëve dhe bashkëlojtarëve.”
”Bashkëlojtarët nuk do të ushtrojnë presion ndaj teje, përkundrazi, do të inkurajojnë, por kur je i dëmtuar dhe i sheh ata teksa stërviten, është e vështirë dhe një presion i papërballueshëm.”
”Pastaj, mes tjerash, nëse i shton dhe presion vetes është akoma më e vështirë. Nëse mundet, do i thosha të evitoje një veprim të tillë.”
”Askush nuk është imun ndaj dëmtimeve, mund t’i ndodhë çdokujt.”
”Kur ndodhin shpesh ke dyshime për cilësitë e tua dhe fillosh të luash kundër vetes, por armiku më i keq i një lojtari të dëmtuar, është vet ai.”
Teksa Kaka kaloi vetëm një ditë me Balen si bashkëlojtarë, Braziliani kaloi më shumë kohë me Ronaldon, më saktë, që nga vera e vitit 2009.
”Nuk kam menduar asnjëherë që do shkonte aq larg dhe jam i sigurt që as ai nuk e ka menduar diçka të tillë,” theksoi Kaka.
”5 Topa të Artë, golat për Real Madridin, çdo lojtarë e ëndërron situatën e tij por është e pamundur të ëndërrosh të bësh aq mirë në këtë klub.”
”Në fund ai ka qëndruar në Madrid dhe pas 5 viteve, Ronaldo po fitonte në aspektin individual, por klubi nuk fitonte gjë. Tani ai i ka ndihmuar ata të fitojnë tituj.”
Për më tepër, Kaka pranoi që është një fans i madh i ish-bashkëlojtarit të tij.
”Cristiano është i madh dhe tifozët Madrilen duhet të jenë krenarë për të,” vazhdoi ai.
”Kam patur fatin të luaj me të për 4 vite dhe do u them fëmijëve të mi që babai i tyre kishte fatin të luaje me Ronaldon, njërin nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.”