Unai Emery u shfaq përpara mediave në prag të sfidës së nesërme ndaj Troyes. Tekniku Spanjoll foli për gjendjen e ekipit të tij dhe për përballjen e së Martës ndaj Real Madridit.
Gjendja e Mbappe: ”Do të shpresojmë të stërvitet këtë pasdite. Lajmet e para janë të shohim se në çfarë gjendje janë Areola, Marquinhos dhe Kylian por për këtë dëmtim të vogël orët në vijim janë të rëndësishme. Do të presim dhe të shohim se si ndjehet e më pas do të vendosim nëse janë të përgaditur për këtë ndeshje.”
Di Maria: ”Ka luajtur në të krahët, ka eksperiencë dhe është një lojtarë i rëndësishëm për PSG.”
Lajmet për Neymar: ”Polemika e Neymar që nga marja e penalltisë, festa e tij, operacioni.. Është e vërtetë që gjithmonë është e njëjta. Janë gjëra që dalin jashtë dhe që nuk janë të vërteta, por nuk mund t’i ndalojmë. Jemi të gjithë të bashkuar dhe e mbrojmë njëri-tjetrin. Nuk mund të evitojmë askënd. Janë shumë gjëra se pse ky është një klub i madh dhe kur nënshkruan me një lojtarë kaq të madh si Neymar, ka shumë risi. Unë flas shumë me presidentin dhe me Henriquen dhe të gjithë jemi në të njëjtin drejtim.”
Lass apo Motta për ndeshjen ndaj Real Madridit: ”Sa më tepër opsione të kemi aq më mirë. Motta na jep personalitet në lojën tonë. Është mirë dhe mund të kap ritmin pa dhimbje dhe pa presion. Lass ka ardhur poashtu për të ndihmuar dhe për mua nëse të gjithë janë mirë, atëherë çdo gjë është në rregull. Zgjedhja më bëhet më e komplikuar.”
A e ka humbur PSG kontrollin për operimin e Neymar?: ”Është një dëmtim që mund t’i ndodhë çdokujt dhe kur i ndodhë dikujt si Neymar dalin shumë spekulime, por kemi diskutuar me mjekët tanë, me ato të Brazilit dhe kemi marë vendimin më të mirë për të dhe për ekipin. Dhe kjo është e gjitha. Dukej sikur një ndrydhje e zakonshme dhe pastaj doli më e komplikuar. Kam parë radiografinë sepse e kam patur një dëmtim të tillë dhe e di progresin e tij, por nuk jam një mjek. Vazhdon të mbetet një ndrydhje dhe një thyerje e gishtit të këmbës që do e lërë jashtë për disa muaj. Ne duam të fitojmë për të. Afrohemi në këtë ndeshje me besim dhe ka shumë njerëz që e presin. Jemi të varur nga kjo ndeshje. Jam opzimist dhe e di se mund t’ia dalim.”
E keni formacionin gati ndaj Real Madridit?: ”Ndeshja e nesërme mund të na jape më tepër informacion. Nëse ndonjëri prej tyre nuk është gati për të Martën atëherë e dimë që kemi opsione tjera, por mendojmë të jemi gati të gjithë përveç Neymar. Është e vërtetë që ai bën diferencën por këtë do e kërkojmë me lojtarët tjerë që kemi në skuadër.”