Karim Benzema pas dopietes së shënuar në fitoren e mbremshme të Real Madridit me rezultat 5-0 ndaj Viktoria Plzenit ka deklaruar se nganjëherë njerëzit nuk e kuptojnë atë çka ai bën në fushë.
Por kjo gjë nuk e mërzit fare sulmuesin francez, i cili thotë se luan futboll për të bërë histori.
“Jam 30 vjeç, kam fëmijë dhe nuk mendoj për këto gjëra”, deklaroi Benzema.
Shënimi i golave, nuk është i vetmi qëllim me të cilin francezi futet në fushë.
“Dua të asistojë, luaj, shënojë gola… kjo është ajo çfarë bën një sulmues”, pohoi ai.
Sipas Benzemas, trajneri aktual Madrilen Santiago Solari duhet të qendrojë në Bernabeu të paktën deri në fund të sezonit.
“Sigurisht, pse jo, ne jemi mirë me të. Ai është një trajner i madh. Ne tani kemi më shumë besim dhe ne jemi duke shkuar për të bërë konkurrencë”, deklaroi 30 vjeçari.
Sulmuesi francez u shpreh i lumtur me fitoren dhe dopieten e tij.
“Në përgjithësi ishte një natë e madhe për Los Blancos”, shtoi Benzema.
Benzema me dopieten e tij të mbremshme ndaj Viktoria Plzen ka arritur tashmë në shifrën e 201 golave në 429 ndeshje me fanellën e Real Madridit.