”Do të bëjmë gjithcka që është e mundur për t’a bindur Eden Hazard të qëndrojë.”, ishin fjalët e presidentit të Chelseas, Bruce Buck. Këtë e tha për beIN Sports në një eveniment në Doha.
Këto fjalë të Londinezëve vijnë pas interesimit të vazhdueshëm të Madridit për lojtarin Belg dhe dëshirës së lojtarit që një ditë të luajë në Spanjë. Kjo i ka shtyrë drejtuesit e klubit Anglez që të fillojnë planin ‘anti-Madrid’ për Eden Hazard.
Sipas mediumit belg ‘HLN’, Chelsea dëshiron t’a bëjë lojtarin Belg, lojtarin më të paguar në Premier League duke i dhuruar një kontratë të re me përfitime prej 18 milionë euro në vit, 3 milionë më shumë se Kevyn de Bruyne që është më i paguari në Angli.
Kontrata aktuale e Hazard me Chelsean përfundon në vitin 2020 dhe Madridi dëshiron t’a bind atë që t’i bashkohet atyre sikurse që bëri me Courtois gjatë verës që shkoi.