Të martën France Football publikoi intervistën e plotë me Luka Modric që ai e kishte bërë një ditë më herët. Në të ai foli për shumë tema të ndryshme dhe njëra nga to ishte edhe për Messin dhe kandidatët për Topin e Artë.
Sa i përket Leo Messit, kroati tha: ”Kam luajtur kundër tij, jo me të. Natyrisht Messi është njëri nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, por kurrë nuk do të luajë me të.”
Ndërsa sa i përket 5 kandidatëve potencial për t’a fituar Topin e Artë, Modric i zgjedhi këta emra: ”Varane, Griezmann, Mbappe, Cristiano dhe Messi.”