Maurizio Sarri për Corriere dello Sport tha se Hazard nuk është duke u larguar, pas thashethemeve që u përhapen që e lidhnin atë me Real Madridin.
Trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri u intervistua nga e përditshmja italiane, Corriere dello Sport, ku foli edhe për sulmuesin e tij, Eden Hazard, i cili kohëve të fundit ka shprehur dashurinë haptas për Real Madridin.
Përmison lojën e tij: “Ai luan për argetim, dhe ndonjëherë ai nuk e kupton se duhet të lëvizë nga argëtimi në rezultat. Kjo mund të jetë një plus, por edhe e kufizuar.”
Rreziku nga një largim: “Hazard është duke qëndruar këtu. Ai ka thënë gjëra të bukura për mua, të cilat nuk i prisja.”
Hazard si ‘9 fals’: “E kam menduar këtë një mijë herë, dhe ndoshta do të mendoj serish rreth kësaj, por tani duhet të besojmë në Giroud dhe Moratan.”