Ndonëse kohën më të madhe të minutazhes e kalon të Castilla, Vinicius Jr thotë së është durimtar dhe se pret shansin e tij për të dëpërtuar në ekipin e parë të Real Madridit.
“Cdo gjë do të vjen, duhet të qëndrojmë të qetë dhe të lumtur”, u shpreh 18 vjeçari.
Supertalenti brazilian deklaroi se ai dhe familja e tij janë të lumtur për shkak të pjesëmarrjes së tij në disa ndeshje me ekipin e parë të Madrilenëve.
“Nuk ka asgjë më të mirë se të debutoni në Santiago Bernabeu me Real Madridin. Jam shumë i lumtur me grupin”, bëri të ditur Vinicius Jr.
Braziliani tutje u shpreh se të luajturit në Real Madrid ka qenë gjithmonë një ëndërr e tij, të cilën tani po e jeton.
“Është gjithmonë mirë të jesh i rrethuar nga më të mirët dhe të jesh me ta në Real Madrid është e paçmueshme”, deklaroi 18 vjeçari.
Vinicius Jr shkelqeu me kombëtaren braziliane U-20 në ndeshjen kundër Kilit edhe përkundër faktit që humbi një penallti.