Përgjatë periudhës së tij si president i Real Madridit, Florentino Perez, ka blerë 9 lojtarë që konsideroheshin si galaktikë. Por këtij grupi mund t`i shtohet shumë shpejt edhe galaktiku i 10-të, e që pritet të jetë Eden Hazard.
Belgu tashmë e ka shfaqur publikisht dashurinë e tij për Real Madridin. E kjo i ka shtyrë këta të fundit ta tentojnë t`i marrin shërbimet e tij nëqoftëse është e mundur që në merkaton e janarit.
Listën e 9-të të galaktikëve, të cilës mund t`i bashkangjitet edhe belgu 27 vjeçar, e përbëjnë lojtarë si: Figo, Ronaldo Fenomeni, Zidane, Beckaham, Owen, Kaka, Cristiano, Bale dhe James.
Pesë të paret i përkasin periudhes se parë të galaktikëve, asaj prej vitit 2000 deri në vitin 2005, ndërsa katër të tjeret periudhes nga viti 2009 e këndej.
Mediet spanjolle kanë shkuar aq larg saqë blerjen e mundshme të Eden Hazardit e kanë konsideruar vetëm si njëren nga blerjet kryesore galaktike që pritet të bëjë Real Madridi..