Teksa Quique Setien po vazhdon me revolucionin e tij në Real Betis, Joaquin mbetet njëri prej lojtarëve kyç të skuadrës së tij, megjithatë, sulmuesi ka pranuar se ai një herë ishte shumë pranë nënshkrimit me Real Madridin.
“Isha i gatshëm të nënshkruaja kontratën me Real Madridin dhe të bëja testet mjekësore,” tha ai filliimsht për Onda Cero.
“Në atë kohë (Manuel Ruiz de) Lopera i dinte synmet e mia, gjithmonë e kam bërë të qartë dëshirën për të luajtur për Real Madridin, ishte një mundësi shumë e mirë.”
“Ai kërkoi një shumë të pabesueshme parash, dhe çdo herë që bisedova me Florentinon (Perez), më ka thënë se kërkesat ishin shumë të mëdha,” përfundoi ai.