Marco Asensio, i cil i shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Real Madridin ndaj Espanyolit, vlerësoi se rezultati 1 me 0 ka po të njëjtën vlerë si rezultati 3-0.
“Ajo që ka më se shumti rëndësi janë tre pikët e fituara”, u shpreh ylli spanjoll.
22 vjeçari krahasoi edhe lojën që bëri ekipi i tij në të dy pjesët e takimit.
“Ishim më të mirë në pjesën e parë, lëviznim topin më mirë. Pastaj në pjesën e dytë ishim të paduruar dhe u përpoqëm të ishim më të drejtpërdrejtë, herë pas here kishim më shumë topin”, deklaroi Asensio.
Golin të cilin e shënoi vetë Asensio, u pranua si tillë, vetëm pas konsulltimit të gjygjtarit kryesor të ndeshjes me dhomën e VAR-it.
Ky sistem teknologjik sipas Asensios po punon mirë.
“I kisha thënë tashmë Mateut se ishte gol, sepse erdhi nga një devijim dhe se isha prapa. Në fund kishte drejtësi”, tregoi lojtari Madrilen.
Pas kësaj ndeshje ndaj Espanyolit, Real Madridi këtë të merkure, do të jetë mysafir i Sevillas, takimi ky i vlefshem për tre pikë të tjera në kampionat.
“Tani shkojmë në Sevilje dhe do të jetë e vështirë, ata bëjnë sforco shumë atje, por ne duhet të fitojmë”, shtoi sulmuesi.
Asensio shpreson se do të startojë nga fillimi edhe në këtë ndeshje.