Dani Carvajal ishte mungesa e vetme e Real Madridit në seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes së nesërme ndaj Espanyolit në kuadër të La Ligas.
Mbrojtësi i djathtë është një dyshim i madh për ndeshjen e së nesërmes dhe tekniku madrilen, Julen Lopetegui pritet t’i jep hapësirë Alvaro Odriozolas të bëj debutimin e tij.
Lojtari nga skuadra e të rinjëve, Sergio Lopez u ftua në stërvitje në vend të Carvajalit.
Të gjithë lojtarët tjerë ishin prezent dhe të gatshëm, duke përfshirë edhe Vinicius Junior i cili po vazhdon të pres rastin me skuadrën e parë.