Roma humbi ndeshjen e parë të këtij edicioni në Champions League në Santiago Bernabeu me rezultat 3 – 0. Eusebio di Francesco i sugjeroi tifozëve madrilen se nëse ai do ishte një prej tyre, nuk do të shqetësohej shumë për mungesën e Cristiano Ronaldos.
“Nëse do të isha një tifoz i Real Madridit, nuk do të shqetësohesha shumë për mungesën e Cristiano Roaldos,” tha ai në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
“Prisja që ata të luanin kaq mirë, ata tashmë e kanë treguar këtë në shumë ndeshje. Reali ka shumë lojtarë të kalibrit të lartë për të kompensuar largimin e Ronaldos, ata kanë shumë kampionë”
Luka Modric ishte njëri prej më të mirëve të mërkurën mbrëma, dhe trajneri italian beson se ai duhet të jetë fitues i Topit të Artë.
“Tifozët këtu duan që një lojtar i Real Madridit t’a fitojë atë, mendoj se ajo që ai ka bërë me klubin dhe kombëtaren e tij tregon se e meriton,” tha tekniku italian.
“Performancat e tij në Kupën e Botës ishin të jashtëzakonshme. Megjithatë, në Real Madrid ka shumë lojtarë që e meritojnë atë.”