Thibaut Courtois është i hidhëruar me tifozët e Chelseas që sipas tij nuk e kanë kuptuar nënshkrimin e tij me Real Madridin. Në një intervistë për Sky Sports, belgu është i sinqertë: ”Kjo më bën të ndjehem i trishtuar, dhe padyshim, ata nuk dinë të vërtetetë. Me fat, do të ndryshojë.”
Portjeri, mbi të gjitha, shpjegoi se kur dhe si vendosi të largohet nga Chelsea për të iu bashkuar Madridit: ”Në mars u mor vendimi dhe mendova se klubi do t’a pranonte atë. Pastaj, për shkak se afati ishte i mbyllur, nuk u paraqita në parasezonin e Chelseas pasi mendova se do të ishte më mirë të mos shqetësohesha në ekip.”
Gjithashtu, portjeri i ri Madrilen tha se niveli i Real Madridit është më i lartë se ai i Chelseas. Një deklaratë që qarkullonte se ai nuk ndihej mirë, ai e qartësoi me këto fjalë: ”Kurrë nuk kam dashur t’a them atë. Ajo që kam thënë është se ndoshta ritmi në stërvitje është më i lartë, por gjithashtu edhe cilësia e Real Madridit. Kjo nuk do të thotë që Chelsea nuk ka cilësi.”
Courtois dërgoi një mesazh mbështetje për tifozët Londinez: ”Gjithmonë do të shikoj prapa se isha i lumtur në Chelsea. E dua Chelsean. Kam dashur të luaj këtu dhe jam i lumtur që fitova Premier League, kupën e ligës dhe kupën FA. Kisha mundësinë të rikthehesha në Spanjë për të qëndruar më afër fëmijëve të mi. Kjo është dicka e rëndësishme për mua.”