Kombëtarja e Spanjës ka filluar një epokë të re nën udhëheqjen e Luis Enrique. Ish trajneri Blaugran e ka filluar punën e tij të re me fitore 2-1 ndaj Anglisë në Ligën e Kombeve që filloi para 3 ditëve.
Në stërvitjet e Spanjës po vërehet motivimi i madh i lojtarëve dhe raportet e tyre të mira me trajnerin e ri pas rastit ‘Lopetegui’ që ndodhi pak para botërorit. Kamerat kanë kapur disa momente ku Ramos dhe Luis Enrique shihen se kanë raporte të shkëlqyeshme.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme ku shihen kapiteni Ramos dhe Enrique duke biseduar si dy miq të vjetër në stërvitje: