Real Madridi mbrëmë pas mesnate zhvilloi ndeshjen e tretë parasezonale për këtë sezon kundër Romës. Madrilenët triumfuan me rezultat 2 – 1, duke fituar ndeshjen e dytë rradhazi parasezonale.
Skuadra e Julen Lopetegui ishte bindshëm më e mirë në çdo aspekt se skudara italiane. Mes të gjithë lojtarëve që performuan mirë, ishte uellsiani, Gareth Bale që u shpall lojtari i ndeshjes dhe dhuroi një paraqitje fenomenale.
Pas vetëm 2 minutave lojë, pas një pasimi të gjatë të mahnitshëm të Uellsianit, Asensio u gjet mirë para portës kundërshtare dhe e realizoi në gol goditjen.
Bale nuk u ‘ngop’ me vetëm një asistim, pasi në minutën e 15-të, ishte Carvajal i cili me një pasim të gjatë dërgoi topin në anën tjetër të fushës ku gjeti sulmuesin uellsian, i cili më pas brenda zonës së rreptësisë me një goditje të mençur shënoi për 2 – 0.
Për më shumë, ju ftojmë t’a ndiqni performancën individuale të Gareth Bale kundër Romës në videon e më poshtme: