Real Madridi ka lejuar Mateo Kovacicin të udhëtojë për në Angli sot pasdite për një huazim në Chelsea.
Opsioni i blerjes nuk do të përfshihet në marrëveshje përshkak të besimit të Los Blancos që një ditë lojtari do të arrijë potencialin e konsiderueshëm në Bernabeu, raporton MARCA.
Përkundër kësaj, Kovacic ka synim të ketë minutazh më të madh te Chelsea, dhe klubi londinez mud t’a zyrtarizojë marrëveshjen në orët në vijim.