Me Pochettinon të bllokuar nga presidenti i Tottenhamit, me Allegrin që dëshiron qëndrimin në Itali dhe me Conte dhe Klopp shumë vështirë, Madridi duhet të ndryshojë rrugën.
Dhe klubi tashmë kanë hartuar një plan B të ngjashëm sikurse Zidane qysh erdhi në krye të ekipit në vitin 2016: ish lojtar, me një gjest të mirë futbolli, përvojë, imazh i patëmeta dhe gatishmëri të përballet me sfidën më të madhe të karrierës së tij në stol.
Dy emra shfaqen në polin e këtij plani B që fillon të hyjë në fuqi në zyret e Bernabeut. Ky është Michel dhe Michael Laudrup. Dy ish lojtarët që u larguan nga Madridi në sezonin 1995/96, përfunduan karrierën e tyre si profesionistë Madrilen..
Michel mbështetet në prejardhjen e një Madrileni (erdhi në klub në vitin 1976 kur kishte vetëm 13 vjet dhe u bë një legjendë) dhe kompletoi trajektorën e tij në stolin e të gjitha niveleve. Laudrup, një elegancë që pavarësisht nga e kaluara e tij në Madrid, la shenja të mira.
Në të njejtin grup të ish lojtarëve të dashur dhe të respektuar nga tifozët Madrilen, ka edhe emra tjerë si Seedorf, që udhëheqi Milanin apo si Hierro që gjithmonë ka ruajtur një lidhje të ngushtë me klubin.