Përgjigjia e Sergio Ramos ndaj kritikave të vazhdueshme për veprimet e tij në finalen e Champions League e kanë lënë Firminon të frustruar, me Brazilianin që mendon se mbrojtësi Spanjoll flet gjëra idiote.
Pasi u theksua që Loris Karius vuajti një tronditje në përballjen me Sergio Ramos gjatë finales, të shumtë kanë qenë ata të cilët e kanë fajësuar kapitenin për gabimet e Gjermanit në atë ndeshje.
”Mendoj se është një gjë idiote e thënë nga ai,” shpjegoi në konferencën për media.
”Preferoj të mos komentoj, ai ka të drejtë sepse është një kampion.”
Kjo ishte si kundërpërgjigje ndaj Ramos për kritikat që ka marë pas stilit të tij të të luajturit.
”E vetmja gjë që mungon është të dalë Firimino dhe të thotë që kishte të ftohte për shkak se djersa ime ra mbi të,” thoshte kapiteni përpara konferencës për media të Martën.