Pas finales së Champions League dhe pas largimit të Zidane, ka disa klube që dëshirojnë të përfitojnë nga pasiguria që po jeton klubi Madrilen.
Pas deklaratave të Cristianos dhe Bale, në finalen e Kievit dhe dorëheqja e papritur e Zidane, disa nga klubet më të mëdha Europiane dëshirojnë të peshkojnë në Madrid. PSG, Juventusi dhe Man UTD, ndër të tjera, shpresojnë të fitojnë nga kjo gjendje e pasigurisë që po jeton klubi dhe të nënshkruajnë me disa nga yjet kryesore të tyre.
PSG për Cristianon
Cristiano ngriti dyshime në festën e La Decimoterceras me fjalët e tij. Zemërimi i tij erdhi apas finales së Cardiffit, ku presidenti Perez i kishte premtuar një ngritje në pagë dhe që ende nuk është bërë kjo. Klubi i parë që reagoi pas këtij skenari ishte PSG. Klubi Francez dëshiron t’i ofrojë një pagë prej 45 milionë euro në vit Portugezit duke e barazuar me Messin. Cristiano nuk është i vetmi pasi klubi Parizien ka tentuar edhe transferimin e Casemiros disa herë.
Manchester United për Bale
Bale zyrtarisht doli në treg pas finales së Kievit me fjalët e tij se kërkon të luaj cdo fundjavë. Manchester United e kërkon Uellsianin në vitin e fundit rregullisht dhe agjenti i tij Barnett ka thënë se ka oferta deri në 150 milionë euro për klinetin e tij. Tottenhami dhe Bayerni gjithashtu kanë shprehur interesim për anësorin Madrilen.
Juventusi për Kovacic
Kovacic gjithashtu ka fokusin e gjysmës së Europës. Seria A të cilën e njeh mirë dhe Premier League janë dy ligat më të interesuara për të. Interi, Milani dhe Roma kanë shprehur interesim për të dhe së fundi Juventusi është e gatshme të paguajë 55 milionë euro për kroatin. Nga Anglia është klubi i Tottenhamit që dëshiron transferimin e tij.
Napoli për Ceballos
Napoli i Carlo Ancelottit ka një emër si prioritet dhe ai është Dani Ceballos. Klubi Napolitan ishte i interesuar për të edhe sa ishte pjesë e Betisit por Madridi e bindi më shumë atë. Mesfushori i ri Spanjoll mund të mendojë largimin pasi në sezonin e parë si lojtar Madrilen nuk ka pasur shumë minuta.