Cristiano Ronaldo është njëri nga lojtarët e pakët të ekipit aktual që duket me dyshim dhe me pak mosbesim për përpjekjet ekonomike që klubi duket i gatshëm për të bërë që të nënshkruajë me Neymar. Në fakt, disa ditë pas finales së Kievit, Portugezi ishte shumë i tejdukshëm kur Josep Pedrerol e pyeti në një intervistë për El Chiringuito, se si do të ndihej nëse do të luante sëbashku me Brazilianin nga sezoni i ri.
Cristiano mbajti një heshtje kuptim plotë dhe më pas me një gjest të ftohtë tha: ‘‘Në cdo muaj të shtatorit flitet se do të vvijnë 50 lojtarë dhe në fund askush nuk vjen. Eshtë e vërtetuar se ata që i arrijmë finalet jemi ne të njejtit.”
Në rast se ka ndonjë dyshim, në një pjesë tjetër të intervistës ai shtoi: ”Më të mirët tashmë janë në Madrid: Bale, Karim, Asensio, Vazquez…”. Sipas ‘AS’, ndër gjërat që e shqetëson Portugezin është vlera e lartë që duhet të paguajë klubi për të nënshkruar me Neymar dhe paga e tij shumë më e lartë se e tij. Cristiano aktualisht përfiton 21 milionë euro pagë vjetore në Madrid ndërsa Neymar tek PSG përfiton 37 milionë euro.