Karim Benzema po shijon ditët e para të pushimit në shtetet e Arabisë me miqtë dhe familjen e tij.
Sulmuesi Madrilen i cili nuk do të jetë pjesë e Francës për botërorin Rusia 2018, ka luajtur një ndeshje miqësore në futboll të vogël, në Kuwait dhe ka shënuar dy gola në këtë ndeshje.
Përvec golave, Benzema dhuroi spektakël edhe me topin sa e kishte në këmbët e tij dhe gjithashtu vlen të theksohet bicikleta e famshme e tij nëgolin e parë që shënoi.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme që tregon më së miri këtë show nga Benzema në Kuwait: