Sonte me fillim në ora 19:00, ashtu sikurse në cdo vit më 3 qershor, Santiago Bernabeu do të mbyllë sezonin kalendarik me një ndeshje bamirësie.
Do të jetë ndeshja Corazon Classic Match, ndërmjet legjendave të klubit dhe legjendave të Arsenalit. Në fushë do të shohim shumë legjenda të njohura të futbollit botëror të të dyja ekipeve.
Legjendat e klubit do të paraqiten me këta lojtarë:
Contreras, Dudek, Roberto Carlos, Pavón, Rivera, Julio César, Llorente, Butragueño, Raúl, Velasco, Alfonso, Baptista, Morientes, Seedorf, Figo, Amavisca, Guti, Xabi Alonso, Karembeu, Arbeloa, Fernando Sanz & Solari.
Ndërsa legjendat e Arsenalit që do të luajnë sot janë:
Seaman, Cygan, Winterburn, Limpar, Pirès, Anelka, Lauren, Parlour, Petit, Grimandi, Upson, Boa Morte, Campbell, Almunia, Eboé & Aliadère.