Gareth Bale dhe e ardhmja e tij gjenden në ajër. Uellsiani i cili shkëlqeu në finalen e Kievit, nuk ka pasur minuta shumë këtë sezon por me largimin e Zidane ai dëshiron që të pres për trajnerin e ri dhe pastaj të shqyrtojë të ardhmen tij.
Në anën tjetër, sic raporton The Times, Manchester United është i gatshëm t’a bëjë atë lojtarin më të paguar të klubit duke tejkaluar kështu Alexis Sanchez.
Kiliani aktualisht është lojtari më i paguar në Premier League me një pagë prej 515 mijë euro në javë dhe me arritjen e Bale në Manchester, Uellsiani do t’a tejkalonte këtë shifër pasi do të paguhej 572 mijë euro në javë.
Djajtë e Kuq e ndjekin rrugën e Bale që nga viti 2013 kur ishte pjesë e Tottenhamit dhe tani janë të gatshëm të pagujnë më shumë se 100 milionë euro Madridit për t’a transferuar atë në merkaton e verës.