Ekipi nuk e kishte filluar mirë sezonin në La Liga por në Champions League po luante mirë deri në ndeshjen kthyese ndaj Tottenhamit në Wembley.
Më 1 nëntor 2017, ekipi pësoi humbje në Wembley nga Tottenhami me rezultat 3-1 dhe kishte shkaktuar shumë dyshime rreth formës së ekipit në atë fillim sezoni.
Pas kësaj humbje, ishte Cristiano Ronaldo ai i cili u tregua një lider i vërtetë dhe i dërgoi një mesazh të qartë ekipit dhe tifozëve në zonën e konferencave për shtyp: ”Duhet të qëndrojmë pozitiv, sepse është fundi që llogaritet dhe jo fillimi.”, kishin qenë fjalët e Portugezit pas asaj nate të tmerrshme për ekipin në Londër.
Dhe këto fjalë të Cristianos dolën të jenë të sakta, pasi në fund ekipi fitoi trofeun e tretë radhazi të Champions League pas një sezoni të jashtëzakonshëm në këtë garë duke mposhtur 4 ekipet më të mira nga vendet e tyre përkatëse: PSG, Juventus, Bayern dhe Liverpool.