Karim Benzema është lënduar shpirtërisht që nuk do të jetë pjesë e Francës për kampionatin botëror Rusia 2018 që do të fillojë në këtë muaj. Sulmuesi Madrilen ka arritur formën më të mirë nëfund të sezonit, por duhet të shikojë kampionatin nga jashtë. Megjithatë, Benzema, nuk ka kafshuar gjuhën dhe ka dërguar një mesazh të fortë tek Noë Le Graët, përmes rrjeteve sociale pas deklaratave të fundit të presidentit të federatës franceze të futbollit.
”Zotëri Graët, me gjithë respektin për ju, ti ke humbur një mundësi të jesh i qetë sepse unë zbulova fytyrën tënde të vërtetë, se nuk ishe ai që më ke vlerësuar shumë dhe se nuk keni hyrë në subjektin e kombëtares apo në zgjedhjen e kombëtarës.”, ishin fjalët e sulmuesit Madrilen për presidentin e federatës së futbollit francez, të publikuara në rrjetin social në Twitter.
Kjo përgjigje e Benzemas vjen pasi Le Graët, i cili gjithmonë i kishte thënë sulmuesit Madrilen se e ka derën e hapur por para disa ditëve në një intervistë për L’Equipe kishte folur fjalë jo të mira për Francezin: ”Kjo është një histori e vjetër dhe nuk mund të kthehemi. E gjithë bota pajtohet që është një lojtar i madh, gjithmonë një startues në Madrid. Eshtë dikush. Në finale kundër Liverpoolit ka qenë i jashtëzakonshëm. Por me Francën është histori. Ekipi ynë tani ka stilin e lojës së tyre dhe nuk mund të kthehemi.”