Cristiano vazhdon të eksplorojë sipërmarrje të reja biznesi përtej botës së futbollit. Superylli Madrilen tashmë ka investuar në industrinë e hoteleve dhe ka linjën e tij të veshjeve, por tani do të ulë gishtin e tij në botën e biznesit të shfaqjes duke prodhuar një dramë futbolli që do të shfaqet në Facebook.
Sipas ‘The Hollywood Reporte’, Portugezi do të prodhojë një seri të pa titulluar që do të ndjekë fatin e një ekipi të futbollit për femra ë shkolllës së mesme në New York.
”Të jem producent ekzekutiv i kësaj serie do të jetë një përvojë mahnitëse, sidomos duke pasur parasysh talentin e njerëzve që punojnë shumë për t’a sjellë atë në jetë.”, janë fjalët e Cristianos rreth këtij biznesi.
Më tej ai vazhdoi: ”Historia e jetës time ka shumë ngjashmëri me ngritje dhe uljet e ekipeve futbollistike të vajzave që do të përballen në seri. Ndërsa seria është e vendosur në sfondin e futbollit, ajo shkonë më shumë se vetëm lojës së bukur. Eshtë rreth vlerave, sfidave, miqësisë, kohërave të vështira, punës së madhe, solidaritetit, tensionit dhe harmonisë. Me një fjalë – është për jetën.”
Liz Garcia dhe Josh Harto do të shkruajnë serinë, e cila do të jetë pjesë e strategjisë së Facebook që të afrohet sa më shumë Netflix dhe HBO, në aspektin e prodhimit të videove.