Gareth Bale ishte protagonist i një shakaje përmes kamerave të fshehura që u organizua në muzeun e dyllit në Madrid.
Uellsiani ishte vendosur afër statujave që janë nga dylli dhe kur vizitorët kalonin duke i shikuar ato, ai i surprizonte ata duke lëvizur me trupin e tij.
Vizitorët nuk i besonin syve se Gareth Bale i vërtetë gjendej aty dhe ishin absolutisht të hutuar kur e panë atë.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme për më tepër nga kjo surprizë që Bale iu bëri vizitorëve në muzeun e dyllit në Madrid:
Bale pranks visitors at the wax museum in Madrid 😄 pic.twitter.com/xDtGrhdmOI
— M•A•J (@Ultra_Suristic) May 10, 2018