Malaga tashmë edhe zyrtarisht ka rënë nga divizioni i parë i futbollit Spanjoll apo nga La Liga.
Me 17 pikë prapa vendit të 17’të që do t’i siguronte mbijetesën dhe me vetëm 5 ndeshje deri në fund të këtij sezoni të rregullt në La Liga, ekipi Andaluzian tashmë nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Segunda B.
Për rënien nga La Liga, nuk kanë munguar ngushëllimet e shumta nga ish lojtarë të këtij ekipi duke përfshirë edhe lojtarin tonë, Isco.
Isco përmes një shkrimi në rrjetin social në Twitter i ka dhënë kurajo ish ekipit që e bëri të famshëm.
”Ndjenja kurrë nuk vdes, kudo që është, do të rikthehemi, ne gjithmonë e bëjmë atë.”, është shkrimi që ka publikuar Isco me një foto të tij sa ishte pjesë e tyre.