Rafael Da Silva, ish lojtari i Manchester United, thotë se portugezi i Real Madridit ishte celësi për të dhe vëllaun e tij binjak, që të transferoheshin në Angli tek Manchester United.
Criistiano u largua nga Djajtë e Kuq në verën e vitit 2009, por sipas gazetës portugeze ‘A Bola’, vetëm një sezon më parë, ai i ftoi dy vëllezërit binjak që t’i bashkoheshin në Man UTD.
Binjakët Fabio dhe Rafal Da Silva, luanin si anësor në Fluminense, dhe Cristiano ishte ai që i thirri dhe i bindi ata të shkonin tek Man UTD. Rafael e thotë vetë këtë: ”Cristiano Ronaldo foli me ne dhe na kërkoi të shkonim në Manchester United. E dinim se Arsenali na dëshironte, por i dhamë fjalën atij dhe prindërit tanë thanë se ishte e rëndësishme. Nani gjithashtu ishte këtu dhe braziliani Anderson. Të tre ishin një ndihmë e madhe për mua atje.”