Pakënaqësitë e Gianluigi Donnarummas në AC Milan, kanë sjellur shumë polemika këto ditë në mediat Italiane dhe ato Angleze, që flitet për një largim të mundshëm të tij në merkaton e verës.
Sipas ‘The Sun’, agjenti i tij Mino Raiola është duke negociuar me Real Madridin që portjeri gjigant Italian të vishet me fanellën e Los Blancos që nga sezoni i ardhshëm.
Madje thuhet se Milani tashmë ka arritur marrëveshje me Pepe Reinan si zëvëndësim për të dhe se Donnarumma e pret me padurim largimin nga klubi Italian.
Në anën tjetër, Madridi thuhet se po kërkon vazhdimisht një zëvëndësim për Keylor Navas i cili pavarësisht formës së mirë, mosha e tij nuk garanton një portë të sigurtë për ekipin në vitet e ardhshme.