Larg qëndron mbrojtja që Zidane bëri për treshen e tij sulmuese, konferencat për shtyp në të cilat konfirmoi se BBC do të jenë titullar të padiskutueshëm kur janë të gatshëm. Tani Bale, Benzema dhe Cristiano, mund të quhen një treshe e kaluar e sulmit Madrilen pasi tekniku ka gjetur formulat tjera për të ndërtuar formacionin e tij.
Prania e Bale, Benzema dhe Cristianos është në rënie në formacionin e Zidane që nga koha kur ai mori drejtimin e ekipit në janar të vitit 2016. Në gjysmë sezonin e parë ai përdori BBC në vetëm 9 nga 27 ndeshjet e mundura (33%). Por në sezonin e dytëc ajo ra në 26% pasi BBC startoi në vetëm 16 nga 60 ndeshje duke mos startuar as në finalen e Cardiffit, pasi Bale ishte në stol.
Më të forta janë statistikat e këtij sezoni që dëshmojnë se kësaj treshe i ka ardhur fundi dhe rotacionet e bëra nga trajneri Zidane e kanë zhdukur thënien se ‘Madridi nuk mund të luaj pa BBC’. BBC këtë sezon ka startuar në vetëm 4 ndeshje së bashku nga 53 të mundshme. 370 minuta të luajtura së bashku nga BBC këtë sezon nga 4.770 minuta të mundshme.
Ndeshja e fundit ndaj Athletic Bilbaos e dëshmon më së miri faktin që BBC nuk konsiderohet më një treshe e paprekshme nga trajnerët Madrilen, pasi këtë sezon Zidane po dëshmon të kundërtën duke iu dhënë hapësirë të vogël në krahasim me minutat e mundshme.