Pas intervistës së sotme në të cilën Zinedine Zidane tha se ekipi i tij nuk do t’i bëjë gardën e nderit Barcelonës në Camp Nou në El Clasicon e ardhshme, ka reaguar menjëherë ish presidenti blaugran, Joan Gaspart, i cili ka folur për Movistar Plus rreth kësaj teme.
”Më shumë se një vendim i Zidane, është një vendim i klubit. Botërori i klubeve nuk është i krahasueshëm me kampionatin. Ky klub nuk ka asnjë justifim pas Zidane.”, thotë Gaspart rreth asaj që Barcelona nuk i bëri gardën e nderit klubit Madrilen në El Clasicon e 23 dhjetorit pasi Madrilenët erdhën me trofeun e Kupës së botës për Klube që e kishin fituar më 16 dhjetor në Abu Dhabi.
Gjithashtu Gaspart shtoi se ‘ajo që tha Zidane nuk llogaritet, pasi më shumë ka rëndësi ajo që thotë klubi i Real Madridit dhe në qoftë se ata vendosin mos t’a bëjnë atë, atëherë do të ishte sepse klubi i tyre ka vendosur në këtë mënyrë’.