Ish portjeri Gjerman, aktualisht komentator i ZDF, Oliver Kahn, i ka rekomanduar ish klubit të tij Bayernit nënshkrimin me trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.
Pas fitores së Real Madridit ndaj Juventusit, Kahn tha këto fjalë për ZDF, rrjetin e dytë televiziv gjerman: ”Pa asnjë dyshim, do të ishte me vlerë që Bayerni të marrë parasysh Zinedine Zidane. Ai është senzacional.”
Ndërsa rreth pyetjes se pse e konsideron Zidanen trajner të mirë ai u përgjigj: ”Ai mund të marrë një grup me yje, ishte një yll absolut botëror, por ai e bëri atë që shumë ish lojtarë të mëdhenjë nuk e bën. Ka fituar gjithcka me Madridin. Eshtë shumë afër për të fituar Championsin e tretë radhazi. Mendoj se do të ishte i përkryer për Bayernin.”
Rikujtojmë që trajneri aktual i Bayernit Jupp Heynckes është në detyrë vetëm deri në fund të sezonit dhe klubi Bavarez po shikon për një trajner për sezonin e ri.