Cristiano Ronaldo mbrëmë shënoi një supergol ndaj Juventusit me stilin gërshërë.
Portugezi e kërkonte këtë gol prej shumë vitesh dhe më në fund arriti t’a realizojë këtë duke e shënuar në një ndeshje aq të rëndësishme sikurse ajo e mbrëmshmja ndaj Juventusit.
Por, ajo që kanë zbuluar mediat sot i kanë habitur të gjithë. Cristiano e provoi këtë gol në stërvitjen e fundit të ekipit para ndeshjes se mbrëmshme dhe arriti t’a shënojë këtë gol vetëm 24 orë pasi e tentoi në stërvitje.
Ju ftojmë ta ndiqni videon e mëposhtme ku shfaqet Cristiano duke e provuar në stërvitje këtë dhe supergolin që e arriti në ndeshje: