Supergoli i Cristiano Ronaldos mbrëmë ndaj Juventusit ka mahnitur të gjithë adhuruesit e futbollit. Madje edhe lojtarët e Zonjës së Vjetër pas ndeshjes kishin vetëm fjalë lavdëruese për supergolin që e duartrokiti edhe stadiumi Juventus Arena.
Ishte mbrojtësi Andrea Barzagli, ai që pas ndeshjes foli për humbjen dhe këtë supergol të Cristianos.
”Ishte një gol si në PlayStation. Sa më pak hapësirë që i lejoni, ai ju ndëshkon. Cristiano shënoi një gol që do të mbetet në histori. Eshtë shumë keq që e shënoi ndaj nesh.”, tha Barzagli për Mediaset Premium.
Ai më tutje për Cristianon vazhdoi: ”Kur shënon kaq shumë gola në Champions League, nuk është vetëm një problem i yni. Ai është bërë vdekjeprurës. Ai bën njëmijë lëvizje dhe gjithmonë shënon një gol. Nuk mund të bëni asgjë në momentin si shënoi supergolin e tij dhe tifozët e duartrokitën. Ishte një teknikë perfekte sepse, kur jeni me kokën poshtë, nuk jeni i gatshëm ta goditni topin me të njejtën fuqi.”
Sa i përket humbjes ai shtoi: ”Ne ndoshta merituam dicka më shumë, por kemi rrezikuar edhe me pranimin e disa golave tjerë. E pranojmë këtë humbje dhe shkojmë përpara.